Lajme

Rama uron ditëlindjen e PS-së: Me flamurin e forcës së vetme politike shqiptare

06/12/2023 09:38
nga:G B

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka uruar ditëlindjen e Partisë Socialiste, me flamurin kuq e zi, raporton Gazeta Blic.

Ai në Facebook ka shkruar se që nga krijimi i saj, në asnjë çast apo rast nuk ka lëvizur nga drejtimi i interesit kombëtar, duke qenë njëkohësisht e vetmja forcë politike shqiptare e cila votohet më shumë nga gratë se sa nga burrat.

Postimi i tij i plotë:

MIRËMËNGJES

dhe me flamurin e forcës së vetme politike shqiptare, që në asnjë rast apo çast qysh prej krijimit të saj, nuk ka lëvizur nga drejtimi i interesit kombëtar, duke qenë njëkohësisht e vetmja forcë politike shqiptare e cila votohet më shumë nga gratë se sa nga burrat, i uroj çdo anëtari e anëtareje të familjes sonë të madhe, gëzuar ditëlindjen e Partisë Socialiste, si edhe të gjithëve ju një ditë sa më të mbarë