Lajme

Rama: Trimëria e Zahir Pajazitit e shokëve të tij të luftës na obligon të ruajmë lirinë e fituar me gjak

06/11/2024 12:04
nga:Sh R

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka bërë homazhe te statuja e heroit të kombit, Zahir Pajaziti.

Me anë të një postimi në Facebook, ai tha se trimëria e Zahirit e shokëve të tij të luftës na obligon të ruajmë lirinë e fituar me gjak, dhe të punojmë pandërprerë për forcimin e shtetit tonë.

“Heronjtë janë frymëzim për solidaritet e unitet në liri. Vepra e heroit të kombit, Zahir Pajaziti, është e tillë, është simbol i Çlirimit të Kryeqytetit. Trimëria e Zahirit e shokëve të tij të luftës na obligon të ruajmë lirinë e fituar me gjak, dhe të punojmë pandërprerë për forcimin e shtetit tonë. Lavdi heronjve dhe dëshmorëve tanë!”, ka shkruar ai.