Lajme

Rama ‘tallet’ në Tik Tok me të riun që u rrëzua pasi e grisi flamurin e Serbisë

12/20/2021 22:46
nga:Gazeta Blic

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka publikuar në platformën “Tik Tok” momentin kur një i ri ka tërhequr flamurin serb nga shtylla ku ishte vendosur për ta grisur.

Flamuri shqyhet në mes dhe pjesa tjetër mbetet lart.

I riu bie nga një lartësi e konsiderueshme, teksa Rama shkruan: “Unë tradhtar dhe ky patriot i bie apo jo? Zot ruaje Shqipërinë nga të marrët”.

https://vm.tiktok.com/ZM839KhgB/