Lajme

Rama takon të dërguarin e Britanisë së Madhe për tregti në Ballkanin Perëndimor, diskutojnë për investime

02/18/2024 17:22
nga:G C

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë të ditur se është takuar me të dërguarin e Kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar për tregti në Ballkanin Perëndimor, Martin Vickers.

Rama ka thënë se me të kanë diskutuar për investime britanike në projekte të ndryshme por edhe në Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030”.

“U dakorduam që të organizojmë vizita për të promovuar turizmin kosovar dhe i ftova kompanitë britanike të marrin pjesë në panairin e turizmit, i cili do të mbahet me 12 – 13 prill 2024.” – ka shkruar Rama në Facebook.

Shkrimi i tij:

Në takim me të dërguarin e Kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar për tregti në Ballkanin Perëndimor, Martin Vickers dhe delegacionin e tij, diskutuam për investimet e mundshme të në projekte të ndryshme, konkretisht në Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030”.

U dakorduam që të organizojmë vizita për të promovuar turizmin kosovar dhe i ftova kompanitë britanike të marrin pjesë në panairin e turizmit, i cili do të mbahet me 12 – 13 prill 2024.

Ky bashkëpunim do të forcojë lidhjet ekonomike mes vendeve tona dhe do të tërheqë investime në Prishtinë e Kosovë.