Lajme

Rama takon Oliphantin, flasin për forcimin e bashkëpunimit Kosovë-Kanada

06/14/2026 12:47
nga:Genita C

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka zhvilluar një takim me Rob Oliphant, me të cilin ka diskutuar për thellimin e partneritetit ndërmjet Kosovës dhe Kanadasë, raporton GazetaBlic.

Sipas Ramës, bisedimet janë fokusuar në mundësitë e reja të bashkëpunimit në fusha si arsimi, shkëmbimet akademike, inovacioni dhe partneritetet institucionale.

Ai theksoi se miqësia ndërmjet Kosovës dhe Kanadasë vazhdon të ndërtohet mbi vlera të përbashkëta, solidaritet dhe besim të ndërsjellë.