Lajme

Rama takon kryetarin e OEK, Rafuna: Zhvillimi ekonomik kërkon bashkëpunim dhe zgjidhje konkrete!

02/27/2026 10:39
nga:Y I

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka takuar kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna me të cilin thotë të kenë diskutuar bashkëpunimin në arsimin dual dhe iniciativat për avancimin e standardeve profesionale.

Rama theksoi se zhvillimi ekonomik kërkon bashkëpunim dhe zgjidhje konkrete.

“Zhvillimi ekonomik kërkon bashkëpunim dhe zgjidhje konkrete.Sot, me Kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës, z. Lulzim Rafuna, diskutuam bashkëpunimin në arsimin dual dhe iniciativat për avancimin e standardeve profesionale.Si lider në zbatimin e arsimit dual, Qendra për Arsim Dual në kuadër të OEK do të shërbejë edhe për edukim praktik të nxënësve dhe studentëve, duke forcuar kapacitetet dhe shërbimet për bizneset e Kryeqytetit” shkruan Rama raporton “Gazeta Blic”.

Postimi i plotë: