Lajme

Rama takon kreun e PDK-së Memli Krasniqi

06/20/2022 21:21
nga:G B

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, pas një agjende me shumë aktivitete dhe pas mbledhjes së dy qeverive, e ka përmbyllur vizitën e tij në Kosovë në takim me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi.

Krasniqi e Rama janë parë së bashku në qendër të Prishtinës sonte teksa po pinin kafe e diakutonin së bashku.

Në mëngjese sot Rama e ka takuar edhe kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhikun.

Po ashtu është ka mbajtur mbledhjen e përbashkët mes dy qeverive; Kosovës dhe Shqipërisë, duke u takuar edhe me Albin Kurtin.