Lutfi Haziri, nënkryetar i LDK-së, i është përgjigjur zëdhënësit të Qeverisë i cili sot tha se, Edi Rama i takoi sot në Prishtinë, ata të cilët ka nevojë për rregullim të raporteve.
Haziri në një përgjigje për GazetaBlic thekson se, Rama erdhi si kryeministër i shqiptarëve në ditën e lirisë së Kosovës, teksa shtoi se ata që sot administrojnë Kosovën, nuk e kurojnë as LDK-në dhe as rolin historik të saj.
“Edi Rama vjen në Prishtinë si kryeministër i shqiptarëve në ditën e lirisë së Kosovës. Ata që sot administrojnë Kosovën, nuk e kurojnë as LDK-në dhe as rolin historik të saj”, tha Haziri.
“LDK e Rugova kanë shkaktu procese e kanë realizuar ëndrra dhe sot, kryeministri Rama e vlerësoj dhe nderoj me prezencën e tij”, shtoi ai për GazetaBlic.