Lajme

Rama sqarohet pse e anuloi planin rregullues për lagjen “Kalabria”

03/18/2022 20:34
nga:Astrit Gashi

Mes tensionesh e diskutimeve, sot Kuvendi i Komunës së Prishtinës ka shfuqizuar vendimin e Planit rregullues të hollësishëm për lagjen “Kalabria”, në mbledhjen e Kuvendit Komunal të kryeqytetit.

Rama, tash ka dhënë një sqarim në Facebook se pse e mori këtë vendim. Sipas tij, vendimi është në kundërshtim me legjislacionin në fuqi.

“Për hir të korrektësisë dhe informimit të drejtë të qytetarëve të Prishtinës, e ndjej të nevojshme të sqaroj se Anulimi i ‘Vendimit për Miratimin e Planit Rregullues të Hollësishëm për Lagjen “KALABRIA”’ vjen si rezultat i vlerësimit negativ të ligjshmërisë së PRRH-së nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, në bazë të të cilit Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal na obligon ligjërisht për zbatimin e këtij procesi”, shkroi Rama.