Lajme

Rama sot në konferencë për media, për dështimin e ‘Sunny Hill’ në Prishtinë

06/16/2022 07:15
nga:G B

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, do të mbajë sot konferencë për media, lidhur me zhvendosjen e festivalit ‘Sunny Hill’ në Tiranë dhe mos mbajtjes së tij në Prishtinë këtë vit, raporton Gazeta Blic.

Kështu është bërë e ditur përmes një komunikate për media, derisa thuhet se ai do të informojë më shumë rreth kësaj çështje.

Konferenca do të mbahet në ora 11:30 në sallën e konferencave në ndërtesën e vjetër të Komunës.