Lajme

Rama: Sot e nisa ditën bashkë me Kristalen, këto çaste të thjeshta më japin energjinë dhe frymëzimin për qytetin!

09/23/2025 09:38
nga:Y I

Kryetari i Prishtinës, njëherësh kandidat për zgjedhjet e 12 tetorit, Përparim Rama, e ka nisur ditën së bashku me bashkëshorten e tij.

Rama tha se çaste të tilla të thjeshta i japin energji dhe frymëzim për të menduar për qytetin.

“Sot e nisa ditën me një kafe të këndshme bashkë me Kristalen. Këto çaste të thjeshta më japin energjinë dhe frymëzimin për të menduar për qytetin tonë” shkruan Rama raporton “Gazeta Blic”.

“Uroj që secili prej jush ta fillojë ditën me buzëqeshje dhe me besim në të ardhmen që po e ndërtojmë së bashku” shkruan Rama.

Postimi i plotë:

Mirëmëngjes, Prishtinë!

Sot e nisa ditën me një kafe të këndshme bashkë me Kristalen. Këto çaste të thjeshta më japin energjinë dhe frymëzimin për të menduar për qytetin tonë.

Uroj që secili prej jush ta fillojë ditën me buzëqeshje dhe me besim në të ardhmen që po e ndërtojmë së bashku.