Në konferencën e përbashkët me Presidentit e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka marrë shembullin e Perandorisë Mongoleze dhe zgjerimin e saj në kontinentet e Azisë dhe Evropës në shekullin e 14 dhe 15 për të shpjeguar logjikën që ka përdorur Presidenti i Rusisë Vladimir Putin për nisjen e luftës në Ukrainë.
Në përgjigje të pyetjes të gazetarëve për rrezikun që mund ti kanoset rajonit nga lufta në Ukrainë, Rama tha se ky rrezik ekziston në një rajon ku nuk është e thjeshtë të gjenden alibi dhe harta për të shkaktuar konflikte.
Rama tha më tej se logjika e përdorur nga Putin është mesjetar dhe do të shkaktonte një luftë pa fund. /Telegrafi/