Lajme

Rama: Rreshtimi i Serbisë përsëri me Perëndimin lajm i mirë për rajonin

04/07/2022 20:40
nga:Q R

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka komentuar pasi Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara pezulloi Rusinë nga Këshilli për të Drejtat e Njeriut.

Rama në Twitter tha se vota e Serbisë pro këtij vendimi është rreshtim i saj me Perëndimin dhe lajm i mirë për rajonin.

“Pezullimi i Rusisë nga Human Rights Council në OKB refuzim i fortë për të pranuar shkeljen brutale të çdo lirie e të drejte dhe krimet mizore të luftës në Ukrainë. Rreshtimi i Serbisë përsëri me Perëndimin në këtë përshkallëzim të ri kundër agresionit rus, lajm i mirë për rajonin!”, ka shkruar Rama.