Lajme

Rama: Qytetarët e Prishtinës dhanë sot mesazh të fortë e të qartë

10/12/2025 22:19
nga:Lorik J

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka dalë në konferencë për media bashkë me kreun e LDK’së, Lumir Abdixhikun, pas daljes së rezultateve të para.

Rama tha se sot qytetarët e Prishtinës dhanë mesazh të fortë e të qartë. Sipas rezultateve të kësaj partie, Abdixhiku tha se nga 70 përqind e votave të numëruara, Rama është i pari me 36 përqind të votave.

“Sot, qytetarët e Prishtinës dhanë mesazh të fortë e të qartë: Ne duam zhvillim, vizion dhe transformim në një qytet metropolitan. Prishtina është zemra e Kosovës, është motori i zhvillimit në çdo fushë dhe si e tillë duhet të jetë frymëzimi dhe fokusi i secilës qeverisje qendrore. Le të reflektojmë e bashkëpunojmë”, tha Rama.