Vlora, epiqendra e festimeve të zhvilluara sot për ngritjen e Flamurit Kombëtar dhe Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë mblodhi krerët më të lartë të shtetit shqiptar.
Në përmbyllje të kësaj dite të mbushur me aktivitete kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka ndarë një video në llogarinë e tij në “Facebook” ku shihen momente pikante nga festimet sot në Vlorë dhe mes tyre shfaqet dhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti.
Pavarësisht zërave dhe aludimeve në media për një marrëdhënie të ftohtë mes dy kryeministrave shqiptar, pamjet tregojnë të kundërtën. Rama dhe Kurti shihen duke qeshur në një nga kafetë e Vlorës, ndërkohë që edhe gjatë nderimeve shtetërore qëndrojnë po bashkë.