Lajme

Rama publikon videon e të riut me flamurin e LGBT nga protesta: Kjo nuk është Shqipëria që po ndërtojmë

06/10/2026 22:35
nga:Y I

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në Instagram një video ku një i ri me flamurin e LGBT shihet duke u përballur me kundërshtime dhe duke u përzënë nga protesta në Tiranë.

Sipas Ramës, sjellje të tilla nuk përfaqësojnë vlerat e Shqipërisë moderne dhe evropiane.

‘Kjo nuk është Shqipëria në të cilën besojmë, dhe sigurisht jo Shqipëria që po ndërtojmë si anëtar krenar i familjes evropiane. Solidaritet i plotë me djalin e ngacmuar.

Asnjë qenie njerëzore nuk duhet të poshtërohet, përjashtohet ose shënjestrohet për shkak se është ndryshe. Turp për ngacmuesit’, shkruan Rama.