Lajme

Rama publikon ftesën e Trumpit për t’iu bashkuar Bordit të Paqës

01/18/2026 08:24
nga:G B

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka pranuar ftesë personale nga presidenti i ShBA-së Donald Trump, për të përfaqësuar Shqipërinë në Bordin e Paqes të ngritur për rindërtimin e Gazës.

Rama u shpreh shumë i nderuar nga kjo ftesë.

Ai sot e ka publikuar edhe letrën e pranuar nga Trump.

“MIRËMËNGJES dhe me nderin e kënaqësinë e ndarjes me ju të letrës që mora dje nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald J. Trump, duke ju falenderuar për privilegjin e besimit që më keni dhënë, si edhe duke ju siguruar se do të bëj deri në fund gjithçka duhet për ta lartësuar emrin e Shqipërisë e dinjitetin e shqiptarëve, ju uroj të diel të qetë”, ka shkruar Rama.