Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka pritur në takim përfaqësueset e Institutit për Krimet e Kryera gjatë Luftës në Kosovë, me të cilat ka diskutuar për organizimin e aktiviteteve përkujtimore gjatë muajve prill dhe qershor, raporton GazetaBlic.
Rama theksoi rëndësinë e dokumentimit të saktë të krimeve të luftës dhe rolin e këtyre iniciativave në edukimin e brezave të rinj dhe ruajtjen e kujtesës kolektive.
Ai shtoi se kryeqyteti do të vazhdojë të mbështesë projekte që kontribuojnë në ruajtjen e së vërtetës dhe nderimin e sakrificës së qytetarëve.
Postimi i plotë:


