Lajme

Rama pret me ceremoni kryeministrin e Luksemburgut

08/26/2022 09:49
nga:Astrit Gashi

Kryeministri i Luksemburgut, Xavier Bettel ndodhet në Tiranë për një vizitë zyrtare.

Ai është pritur mëngjesin e sotëm nga kryeministri Edi Rama, teksa është mbajtur dhe një ceremoni zyrtare.

Teksa janë ndalur në ambientet e brendshme të kryeministrisë për foton zyrtare mes dy homologëve, Bettel me humor është zgjatur për të arritur Ramën.