Lajme

“Rama pre e lojës së Vuçiçit”, Berisha: Gaboi me draftin, s’u konsultua me Kosovën

07/09/2023 15:17
nga:Genita C

Analisti Nikollë Berishaj ishte këtë të diel i ftuar në Euronews Albania për të folur rreth zhvillimeve të fundit në rajonin tonë.

Ai tha mes të tjerave se drafti për asociacionin e komunave serbe i kryeministrit Rama ishte i gabuar, por ai po e rregullon gabimin e tij me “shpalljen të vdekur të Ballkanit të Hapur”.

“Kryeministri Rama me lojrat e veta, me dëshirën që të faktorizohet duke dërguar draftin e Asociacionit të komunave, pa ia kërkuar askush e para së gjithash pa u marr vesh me udhëheqësin e Kosovës bëri një dëm të madh, por po rikuperohet me deklaratën se Ballkani i hapur u shpall i vdekur”,-tha Nikollë Berishaj.

Opozita i kërkon Qeverisë mos ta trajtojë si armike – thërrasin të dëgjohen miqtë, pozita e bindur për veprimet