Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se pesë shkolla të reja do të ndërtohet në kryeqytet, raporton Gazeta Blic.
Me anë të një postimi në Facebook, Rama tregoi se së bashku me IFC – International Finance Corporation, kanë nënshkruar marrëveshjen për nisjen e ndërtimit të pesë shkollave të reja “për fëmijët tanë drejt një arsimi më cilësor”.
Ai tha se këto 5 shkolla të reja do të ndërtohen në Arbëri, Mati 1, Veternik, Kalabri dhe në lagjen e Qendrës.
Njoftimi i plotë:


