Lajme

Rama për vdekjen e Martin Hajdarit: Figurë që do të mbetet përgjithmonë në kujtesën e kryeqytetit

05/03/2025 21:17
nga:Y I

Ka vdekur sot Martin Hajdari, pronari i lokalit ikonik “Te Martini”.

Për vdekjen e tij shkroi edhe i pari i Prishtinës, Përparim Rama i cili e vlerësoi si “një fenomen urban që i dha shpirt një lagjeje dhe krijoi një subkulturë që u bë pjesë e identitetit të Prishtinës”.

“Sot, me ndarjen e tij nga jeta, humbim një nga ato figura që nuk zëvendësohen – por që mbesin përgjithmonë në kujtesën kolektive të qytetit” shkruan Rama raporton “Gazeta Blic”.

Postimi i plotë:

“Shihemi te Martini” – gjithmonë ka me u dëgju n’Kryeqytet 🤍

Martini nuk është thjesht një emër – është një fenomen urban që i dha shpirt një lagjeje dhe krijoi një subkulturë që u bë pjesë e identitetit të Prishtinës.

Te “Kafeve të Rakisë”, ai krijoi më shumë se një vendtakim – aty lindi një frymë e re e shoqnisë, ku arti, biseda e lirë dhe ndjeshmëria qytetare u bënë pjesë e përditshme e jetës.

Ai i dha zë dhe formë një brezi të tërë që e deshi një Prishtinë të hapur, autentike dhe të gjallë.

Sot, me ndarjen e tij nga jeta, humbim një nga ato figura që nuk zëvendësohen – por që mbesin përgjithmonë në kujtesën kolektive të qytetit.

Vdiq Martin Hajdari, pronari i lokalit ikonik ‘Te Martini’