Lajme

Rama për sondazhin e UBO-s: Nuk i besoj, nuk janë matje reale

12/17/2024 23:05
nga:G B

Komentatori politik, Fidan Rama ka thënë se sondazhet e organizatës UBO për partitë politike nuk paraqesin pasqyrën reale të terrenit në raport me votën.

Rama ka thënë se matja për Lëvizjen Vetëvendosje nuk mund të jetë e saktë, ngaqë siç tha ai, aty kanë ndikuar një sërë faktorësh që kjo parti të mos ketë përkrahje të njëjtë sikur në vitin 2021.

“Pushteti në natyrën e vet të konsumon, pra kur je katër vjet në pushtet konsumohesh në mënyrë natyrale në raport me votuesin. Entuziasmi në diasporë nuk është i njëjti siç ka qenë në vitin 2021”, ka thënë Rama në “Politiko” me Kushtrim Sadikun.

Rama ka theksuar se edhe mospërfshirja e Vjosa Osmanit mund ta reduktojë numrin e votuesve për partinë në pushtet.

“Është elementi Vjosa Osmani mos të harrojmë. Janë 100 mijë e më shumë votatë cilat sot nuk mund t’i quash se do të mbesin në VV”, ka thënë Rama.