Lajme

Rama për nder të 8 Marsit: Nënat e papuna me tre fëmijë, pjesë e pakos sociale

03/08/2023 09:09
nga:G B

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama për nder të 8 Marsit – Ditës Ndërkombëtare të Gruas ka një risi për gratë.

Rama ka thënë se në vijim nënave të papuna me tre e më shumë fëmijë, sigurimet shoqërore e shëndetësore do të paguhen nga shteti.

“Gëzuar “8 Marsin” me risinë që këtë vit e në vijim nënave të papuna me tre e më shumë fëmijë, sigurimet shoqërore e shëndetësore u paguhen nga shteti pas Këshillimit Kombëtar, ku shumica dhanë pëlqimin e tyre për këtë risi”, ka shkruar Rama në Facebook.

Ndryshe, sot shënohet 8 Marsi – Dita Ndërkombëtare e Gruas, e njohur edhe si Dita e Nënës, ku për nder të kësaj dite, në Kosovë do të ketë aktivitete të shumta.

Kosova të drejtën e gruas e ka të garantuar me ligj, ku në shumë institucione shtetërore, pjesëmarrja e gruas është e përcaktuar me ligje.