Lajme

Rama për liberalizimin: Ky vit nis i mbarë për Kosovën

01/01/2024 14:34
nga:Mergim Rreci

Kosovarët nga sot janë të lirë të udhëtojnë pa viza në vendet e Evropës.

Lidhur me këtë zhvillim ka reaguar kryeministri shqiptar, Edi Rama.

“Ky vit nis i mbarë për Kosovën, me lirinë e shumëpritur të lëvizjes në Bashkimin Europian .Gëzuar Kosovë, gëzuar, shëndet e gjithçka ju do zemra shqiptarëve e shqiptareve të Kosovës “, shkruan ai në Facebook, transmeton Klankosova.tv.

Qeveria e Kosovës ka organizuar mëngjesin e sotëm udhëtimin e parë pa viza nga Kosova për në Vjenë të Austrisë për një grup prej 50 qytetarësh.