Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama në Ditën Ndërkombëtare të Romëve ka shënuar një ekspozitë në Prishtinë, siç tha ai, duke përkujtuar dhe festuar kontributin e komunitetit rom.
Rama në shenjë mirënjohje për komunitetin rom, ka njoftuar se gjatë prillit ka ofruar pajisje me dokumente civile pa pagesë, kurse gjatë vitit ka paralajmëruar se do të siguron mbështetje me materiale shkollore dhe ushqim.
“Në shenjë mirënjohjeje për këtë komunitet, gjatë prillit po ofrojmë pajisje me dokumente civile pa pagesë, ndërsa gjatë gjithë vitit do të sigurojmë mbështetje me materiale shkollore dhe ushqim.
Duke qëndruar së bashku e duke përqafuar veçantinë e njëri-tjetrit, ne ndërtojmë një të ardhme më të ndritshme e gjithëpërfshirëse!”, ka shkruar ai në Facebook.