Lajme

Rama për “Defender 21”: Shqipëria paragjykohet në botë, por kush zbarkon rikthehet sërish

05/04/2021 12:08
nga:A. R.

Kryeministri Edi Rama e quajti moment historik stërvitjen “Defender 21”, që nisi sot në Durrës.

“Është një moment që na mbush me krenari. Unë dua shumë të besoj që pas zbarkimit tuaj në Shqipëri do t’ju ndodhë edhe juve ajo që u ndodh të gjithëve, të riktheheni në Shqipëri. Shqipëria nuk është një vend i këshilluar për shkak të stereotipave që pengojnë marrëdhënien e saj me botën, por kur vjen dëshiron të kthehesh sërish. Kam besim se do të ndodhë edhe me ju”, u shpreh Rama.

Më tej kryeministri nënvizoi qëndrimin e Shqipërisë si një vend që do të vijojë të qëndrojë besnikërisht krah SHBA-së dhe me të denjë krah NATO-s.

“Ne do të vazhdojmë të qëndrojmë krah për krah jush, si një vend që ndoshta nga pikëpamja numerike nuk i ofrojmë shumë kësaj aleance, por nga pikëpamja e vlerave duam të jemi gjithmonë e më të denjë e më të vyer brenda kësaj aleance”. /Oranews