Lajme

Rama për çlirimtarët në Hagë: Jam krenar që i kam njohur në kohëra të vështira e të mira

09/12/2026 18:22
nga:L J

Ish-komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Rrahman Rama, ka folur për raportet e tij me ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

Rama, i cili ishte pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës gjatë luftës, tha se ndihet krenar që i ka njohur ata në periudhat më të vështira të popullit të Kosovës, por edhe në kohët më të mira, përfshirë shpalljen e pavarësisë.

“E para, unë ndihem shumë krenar që kam njohur në kohërat edhe më të vështira të popullit tonë, por edhe në kohërat më të mira të Kosovës dhe të popullit të Kosovës”, tha Rama.

Ai theksoi se i ka njohur në një periudhë kur shumë pak njerëz e dinin se kishte njerëz të organizuar që po luftonin për lirinë e Kosovës.

“E kam njohur në kohërat më të vështira, atëherë kur shumë pak njerëz e kanë ditur që ka njerëz që janë të organizuar dhe janë duke luftuar për lirinë e Kosovës, dhe i kam njohur në kohërat më të mira, në shpalljen e pavarësisë së Kosovës”, tha Rama.