Deputeti i PDK-së, Rrahman Rama, është pyetur nëse pret që Gjykata e Apelit të ndryshojë vendimin ndaj ish-krerëve të UÇK, të cilët me 16 shtator u dënua me gjithsej 81 vite burgim.
I ftuar në “Blic Interview me Astrit Gashin”, Rama tha se bazuar në qasjen që sipas tij ka pasur Gjykata Speciale gjatë këtij procesi, nuk pret që vendimi të ndryshojë në Apel.
“Nuk pres që ka me ndodhë një diçka që ne e presim. Me këtë qasje të kësaj Gjykate, këtyre gjyqtarëve dhe këtij procesi, unë nuk pres diçka nga Apeli”, tha Rama në “Blic Interview me Astrit Gashin” raporton Gazeta Blic.


