Lajme

Rama për Aeroportin e Kukësit: Bujrëm, 12 euro bileta për Zvicër!

06/11/2021 16:23
nga:Gazeta Blic

Kryeministri shqiptar, Edi Rama ka bërë të ditur se së shpejti do të nisin fluturimet nga Aeroporti i Kukësit.

E ky lajm do t’i gëzojë edhe kosovarët.

“Se ç’ishin ca miq që thoshin Aeroporti Ndërkombëtar i Kukësit ishte sa për fushatë, po unë s’bëj asgjë sa për fushatë dhe çfarë bëj e them e çfarë them e bëj, kështu që bujrum me Air Albanian në portën e hapur të qiellit të Kukësit

Po nuk mbaron me kaq, lajme të tjera nga ky front së shpejti

*** 1€ + taksat domethënë:

Kukës – Zyrih 12 EUR,

Zyrih – Kukës 28.66 EUR,

Kukës – Stamboll 12 EUR,

Stamboll – Kukës 23 EUR