Lajme

“Rama pati rezultate pozitive si kryetar”/ Fiknete Bejta tregon pse duhet të jetë deputete në Kuvendin e Kosovës

12/12/2024 15:17
nga:G B

Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta ka thënë se kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka arritur rezultate pozitive në udhëheqje të kryeqytetit.

Por, ajo ka thënë për Gazeta Blic se ka pasur edhe sfida të shumta.

“Kryetari i Prishtinës, z.Rama, ka arritur disa rezultate pozitive por ka pasur gjatë rrugës edhe sfida të shumta. Unë mendoj që deri në fund të mandatit do të arrijë t’i realizojë të gjitha premtimet që i ka bërë në fushatën e vitit 2021. Ka sot shumë më shumë standard jetësor, ka reformë në arsim”, është shprehur asambleistja.

Bejta e cila është doktor shkence në ekonomi, është me numrin 69 në listën e LDK-së për deputete.

Ajo ka treguar se pse duhet votuar atë për deputete në Kuvendin e Kosovës.

“Aktualisht jam në mandatin e dytë si asambleistë në Komunën e Prishtinës. Qytetarët e Prishtinës e kanë parë punën time në Komunë dhe sidomos pjesa nga Gollaku, prej nga e kam unë prejardhjen dhe ata vlerësojnë projektet që i kemi shtyrë të zhvillohen në këtë pjesë. Janë disa projekte të rrugëve, të infrastrukturës rrugore që e kanë lehtësuar jetën e qytetarëve në atë pjesë, pastaj janë disa memorialë që ne kemi vendosur t’i respektojmë të kaluarën e kësaj pjese”, ka deklaruar Bejta./Gazeta Blic/