Pas vërshimeve të fundit në vendin tonë, njësitet e kërkim-shpëtimit të Shqipërisë janë nisur drejtë Kosovës.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama përmes një videos në Facebook, ka njoftuar se tashmë janë nisur drejtë Kosovës, Trupat e Forcave të Armatorusa të Shqipërisë, për t`i dalur në ndihmë banorëve në disa nga komunat që janë prekur nga vërshimet e fundit.
“Trupat dhe mjetet tona të Forcave të Armatosura, për të mbështetur banorët e disa prej komunave në Kosovë, të cilat janë prekur shumë rëndë nga përmbytjet, si pasojë e reshjeve të jashtëzakonshme”, ka shkruar Rama.