Lajme

Rama pas dorëheqjes së Aliut: Largimi i tij humbje për të gjithë ne që besojmë tek puna!

08/27/2025 14:43
nga:Y I

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar përmes një shkrimi në Facebook pas dorëheqjes së Liburn Aliut nga posti i Ministrit të Infrastrukturës.

Rama i ka shprehur mirënjohjen e thellë Aliut për bashkëpunimin e shkëlqyer dhe korrektësinë e treguar sa ishte Ministër i Infrastrukturës në raport me të si kryetar i Prishtinës.

Ai tha se ‘largimi i tij është humbje për të gjithe ne që besojmë tek puna dhe idealet e larta të shërbimit publik’.

“Largimi i tij nga institucioni nuk është vetëm një humbje për institucionet, por për të gjithë ne që besojmë tek puna dhe idealet e larta të shërbimit publik. I uroj suksese në çdo hap të ri dhe e falënderoj nga zemra për kontributin e tij të çmuar në zhvillimin e Kryeqytetit dhe në forcimin e unitetit tonë qytetar dhe kombëtar” shkruan Rama raporton “Gazeta Blic”.

Reagimi i plotë:

Dua ti shpreh mirënjohjen time më të thellë Liburn Aliut, për bashkëpunimin e shkëlqyer dhe korrektësinë që tregoi gjatë gjithë kohës sa ishte Ministër i Infrastrukturës në raport me mua si Kryetar i Kryeqytetit.

Largimi i tij nga institucioni nuk është vetëm një humbje për institucionet, por për të gjithë ne që besojmë tek puna dhe idealet e larta të shërbimit publik.

I uroj suksese në çdo hap të ri dhe e falënderoj nga zemra për kontributin e tij të çmuar në zhvillimin e Kryeqytetit dhe në forcimin e unitetit tonë qytetar dhe kombëtar.