Lajme

Rama njofton për vdekjen e një nxënësi të shkollës “Ismail Qemali”

10/24/2024 22:45
nga:Sh R

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar për vdekjen e një nxënësi të shkollës “Ismail Qemali”.

Rama ka thënë se është i tronditur nga ky lajm.

“Jam i tronditur nga lajmi për ikjen nga jeta të nxënësit Mal Çavdarbasha. Kryeqyteti, sot ka humbur një nxënës shembullor. Në këto momente të rënda ndajmë dhimbjen me familjen Çavdarbasha, me nxënësit dhe mësimdhënësit e shkollës “Ismail Qemali”, ka shkruar Rama.