Lajme

Rama: Nishani do të mbahen mend për kontributin e tij dhe angazhimin për Kosovën

05/28/2022 18:38
nga:G B

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e ish presidentit Bujar Nishani, raporton Gazeta Blic.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se kontributi i tij në skenën politike shqiptare do të mbahet mend për vlerat e larta njerëzore, si dhe angazhimin e Kosovës drejt integrimit të Kosovës në organizma rajonalë dhe ndërkombëtarë.

Postimi i tij i plotë në Facebook:

Me pikëllim të thellë e mora lajmin e ndarjes nga jeta të presidentit Bujar Nishani.

Kontributi i tij në skenën politike Shqiptare do të mbahet mend për vlerat e larta njerëzore dhe për angazhimin e tij drejt integrimit të Kosovës në organizma rajonalë dhe ndërkombëtarë.

I shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta familjes Nishani dhe mbarë popullit shqiptar.