Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Rrahman Rama, i cili mban numrin 7 në listën për deputet, ka zhvilluar një takim të veçantë mbrëmjen e sotme në Vushtrri, ku ka pritur kushërinjtë e tij Karaçë, të cilët ishin të pranishëm në numër të madh.
Në një postim në rrjetet sociale, Rama ka shprehur mirënjohjen për përkrahjen që ka marrë nga ky grup i madh familjar, duke e cilësuar këtë takim si dëshmi të unitetit dhe mbështetjes që e karakterizon këtë komunitet.
“Takimet si sonte me këta burra në Vushtrri, më bindin se vetëm bashkë mund t’ia dalim. Karaçët gjithmonë e kanë treguar veten, e sonte më kanë nderuar mua me prezencë dhe përkrahje. Faleminderit!”, ka shkruar ai.
Ky takim dëshmon se Rrahman Rama ka një bazën të fortë elektorale në Vushtrri.
Postimi i plotë: