Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama do të zhvillojë nesër një vizitë zyrtare në Turqi me ftesë të Presidentit Rexhep Taip Erdogan.
Vizita e Kryeministrit Rama në Turqi konfirmohet kryeministria.
Sipas Presidencës turke, në kuadër të kësaj vizite, në Ankara do të mbahet takimi i parë i Këshillit të Bashkëpunimit të Nivelit të Lartë Shqipëri-Turqi nën drejtimin e Erdoganit dhe Ramës, raporton Anadolu.
Në këtë mbledhje do të diskutohen aspektet e marrëdhënies mes Shqipërisë dhe Turqisë si dhe hapat që do të ndërmerren për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dypalësh.
Rama dhe Erdogan do të diskutojnë edhe për zhvillimet në rajonin e Ballkanit dhe në arenën ndërkombëtare, si dy vende anëtare të NATO-s.
Në takimin dypalësh pritet të nënshkruhen edhe disa marrëveshje.