Lajme

Rama në Samitin e NATO-s në RMV: Krizat po rrezikojnë drejtpërdrejtë rajonin

11/22/2023 11:09
nga:Y I

Kryeministri Edi Rama ndodhet në RMV ku po merr pjesë në takimin e liderëve të pesë vendeve anëtare të NATO-s nga Europa Juglindore.

Në fjalën e tij përshëndetëse Rama tha se ky takim vjen në një moment kur krizat rrezikojnë drejtpërdrejtë rajonin ndaj të gjithë duhet të përqendrohemi tek mbrojtja dhe ruajtja e stabilitetit.

“Së pari dëshiroj që në gjuhën shqipe t’iu uroj shqiptarëve, këtu në Maqedoninë e Veriut ditën e bekuar të alfabetit, Nga ana tjetër, më vjen shumë mirë që ne mblidhemi këtu në një moment jo të lehtë për të gjithë, në një moment krizash të rënda që kanë potencialin të rrezikojnë drejtpërdrejtë edhe rajonin tonë. Në një moment kur këtu në rajon të gjithë duhet të fokusohemi te mbrojtja dhe ruajtja e asaj që kemi arritur dhe të kemi të gjitha forcat për ta bërë këtë paqe përfundimtare dhe të qëndrueshme”, tha Rama në fjalën përshëndetëse.

/Euronews Albania/