Lajme

Rama në marshin e 17 shkurtit? – Hoxha: Uroj që nesër ta kemi fotografinë e historisë të përbashkët

02/16/2026 13:42
nga:G B

Përfaqësuesja e platformës “Liria ka Emër”, Eliza Hoxha u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të marrin pjesë në marshin e nesërm, “Drejtësi, jo politikë”, i organizuar në mbrojtje të të drejtave të çlirimtarëve që po gjykohen në Hagë.

Në emisionin “Kosova Today”, Hoxha ndau detaje se kush nga figurat do marrin pjesë në protestën e 17 shkurtit.

“Ne jemi munduar t’i prekim të gjitha ngjyrat institucionale, që nesër të jemi bashkë. Presion nuk bëjmë. Për ne ka qenë e rëndësishme ta komunikojmë kërkesën se jemi bashkë. Dhe natyrisht nëse nesër janë aty, neve do të na nderojnë. Nga presidenca na është konfirmuar se do të vinë pesë-gjashtë persona. Edhe për presidentin Bajram Begaj, se nuk e di as është konfirmim apo spekulim. Ftesa është për të gjithë, si për kryeministrin e Shqipërisë, ashtu edhe të Maqedonisë. [Rama] shpresoj të jetë aty, ne nuk kemi marrë përgjigje, por uroj që nesër ta kemi fotografinë e përbashkimit për historinë tonë të përbashkët dhe për të vërtetën tonë për luftën për liri”, tha Hoxha në Klan Kosova.