Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është duke marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë në Mynih, raporton Gazeta10.
Ai në këtë konferencë ka ndarë disa mesazhe për Kosovën dhe Serbinë.
Sipas kryeministrit shteti i Kosovës nuk është duke negociuar me Serbinë, dhe se ajo duhet të shkojë sipas planit gjerman.
“Serbia e ka prishur punën vërtetë jo ditën kur ndodhi rasti i Banjskës por të nesërmen kur presidenti Vuçiq e shpalli ditë zie për ata persona që e kryen sulmin, por Kosova nuk është duke negociuar me Serbinë, BE-në dhe me SHBA-në, ka një planë i ashtu quajturi plani gjerman, që është mjaftë i qartë që duhet ti bëjnë të dyja palët, Serbia duhet të vendosë, sepse Kosova është e vendosur, është një vend që është padyshim me këtë komunitet të Bashkimit Evropian”, tha ai në Mynih të Gjermanisë.