Lajme

Rama në Hagë, takon presidentin dhe kryeprokurorin e Gjykatës Penale Ndërkombëtare

07/04/2022 12:25
nga:Q R

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka udhëtuar sot drejt Hagës ku ka takuar përfaqësues të Gjykatës Penale Ndërkombëtare.

Në një njoftim në Facebook, Rama ka bërë të ditur se ka pasur një takim me presidentin e gjykatës në Hagë, Piotr Hofmański dhe me Kryeprokurorin e kësaj gjykate, Karim Khan.

Gjykata Penale Ndërkombëtare në Hagë ndjek penalisht të akuzuarit për krime lufte, krime kundër njerëzimit dhe gjenocid.

Një natë më parë Kryeministri Rama zhvilloi një bashkëbisedim në qendrën e mirënjohur “De Balie”, në Amsterdam.