Lajme

Rama në Forumin e Paqes në Paris: Shqipëria asnjë marrëdhënie me Rusinë

10/30/2025 16:49
nga:N K

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në fjalimin e tij në Forumin e Paqes në Paris, kritikoi Bashkimin Evropian për mungesën e një strategjie të qartë për paqen në raport me luftën në Ukrainë.

“Ende nuk ka një plan europian paqjeje. Ka vetëm një qasje binare ndaj një konflikti që ka potencial të jashtëzakonshëm për të degjeneruar në diçka katastrofike. Paralelisht me luftën dhe mbështetjen për Ukrainën, BE duhet të ketë planin e vet të paqes”, deklaroi Rama.

Ai theksoi se paqja duhet të varet nga qëndrimet e vendeve demokratike, jo nga dëshirat e palëve në konflikt: “Nuk ka të bëjë me atë që do Rusia… Nuk mund të refuzosh të mendosh për paqen vetëm sepse tjetri nuk e do. Nuk e di nëse Putini e do paqen. Që Putini do luftë është e qartë, çdo ditë.”Rama e cilësoi luftën në Ukrainë si “konfliktin e parë të madh pa asnjë kanal komunikimi”, duke paralajmëruar për rrezikun e përfshirjes së fuqive bërthamore.

Në fund, ai u ndal te raportet mes Tiranës dhe Moskës. Ai theksoi se Shqipëria ka marrëdhënie minimale me Rusinë.

“Unë përfaqësoj një vend që nuk ka asnjë marrëdhënie me Rusinë. Ose ka shkallën më të ulët të raportit me Rusinë në Evropë. Dhe përfaqësoj të vetmit vend që asnjë udhëheqës rus nuk ka ardhur që nga viti 1960. E prej nga ku asnjë prej udhëheqësve, nuk ka udhëtuar drejt Rusisë. Në komunizmi i patëm në formën më të keqe sepse qëndruam stalinistë. Edhe kur e ata e braktisëm Stalinin nuk na merr malli për ata. Nuk kemi pasur asnjë vizitë të nivelit të lartë por as para ruse. Pra ky jam unë dhe këtë përfaqësoj.” , tha Rama.