Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama po qëndron në Bruksel.
Ai atje është takuar me shefin e ri të Këshillit Evropian, Antonio Costa.
I pari i qeverisë shqiptare, përmes një postimi në Facebook ka ndarë pamje nga takimi.
Costa, të fundit nga takimet me liderët ballkanik në ora 19:00 do ta ketë me kryeministrin e Kosovës Albin Kurtin.
Pas takimeve të ndara, kreu i ri i KiE-së në ora 20:00 do të ketë një darkë me të gjithë liderët e Ballkanit Perëndimor.