Lajme

Rama në Bruksel: Duhej Putini që BE ta shikonte rëndësinë strategjike që ka Ballkani Perëndimor

02/15/2024 10:00
nga:N K

Kryeministri Edi Rama gjatë një konference në Bruksel, vend ku në të cilin ka qëndruar nga dje, ka thënë se duhej presidenti rus, Vladimir Putin, që Bashkimi Evropian ta shikonte rëndësinë strategjike që ka Ballkani Perëndimor.

“Unë besoj fort se është tanimë koha që BE të kuptojë se vendet kandidate të saj, por jo vetëm nuk janë vetëm mjaftueshëm të pjekura, por kështu janë në një situatë që meritojnë të përqafohen e të sillen më pranë, duke qenë domosdoshmërisht anëtarë me të drejta të plota siç është objektivi fundor i gjithë këtij procesi”, tha Rama nga Brukseli.

“Plani i rritjes është po ashtu një tjetër shembull i rëndësishëm, një shkallë ndërgjegjësimi i një mënyrë ndryshe të Ballkanit Perëndimor dhe vendeve të tjera kandidate dhe të parit të vetë së ardhmes që Bashkimit Evropian, dëshiroj ta përmbyll duke thënë se po shohim që BE, është shumë më i vetëdijshëm në vepra jo vetëm me fjalë por rëndësinë strategjike që ka Ballkani Perëndimor për BE-në”.

“Është e trishtë që duhet Vladimir Putin që të ndodhte kjo gjë, ne tashmë duhet ta ruajmë këtë ritëm duke ecur para me hapa të guximshëm dhe të mos presim për një agresion tjetër që ta na kujtojë dhe kujtojë njerëzit në Bruksel se sa i rëndësishëm është Ballkani Perëndimor për BE”.