Lajme

Rama në Bruksel: Ambicia jonë është anëtarësimi në BE brenda 2030

12/17/2024 10:08
nga:Y I

Kryeministri Edi Rama ndodhet Brukseli, ku u mbajt konferenca e tretë ndërqeveritare që shënoi hapjen e negociatave për klasterin 6 ‘Marrëdhëniet me Jashtë’.

Në konferencën e përbashkët për shtyp me ministrin e Punëve të Jashtme të Hungarisë Péter Szijjártó, Rama tha se ambicia e qeverisë shqiptare është që negociatat me BE të mbyllen në vitin 2027 dhe anëtarësimi të mbyllet brenda kësaj dekade.

“Nuk ka dyshim në mendjet tonë se një Evropë me Ballkanin Perëndimor do të jetë më e fortë dhe më e bashkuar, më e sigurt. Ambicia jonë nuk është sekret, duam të sigurohemi që i kemi bërë detyrat tona të shtëpisë dhe negociatat tona të mbyllen në vitin 2027 dhe me shpresë anëtarësimi ynë të mbyllet brenda kësaj dekade”, theksoi ai.