Ura e Madhe e Kukësit është hapur të hënën për qarkullimin e automjeteve duke sjellë çlirim të qarkullimit dhe krijimin e lehtësirave për automjetet që lëvizin drejt Kosovës.
Kryeministri i vendit, Edi Rama ka ndarë pamje nga ura pas inaugurimit. Me pamje që tregojnë se vijon qarkullimi normal i automjeteve Rama u drejtohet me një mesazh të gjitha atyre të cilët sipas tij kanë sharë dhe kanë hedhur akuza.
“Për hajër ura e madhe e Kukësit. Dhe një lutje e sinqertë për ata që thoshin ra ura, u ndryshk ura, u prish ura: Kur të kaloni mbi urë ta gëzoni po aman shani sa më shumë, se plas syri i keq dhe na shtoni inatin për punë”, shkruan Rama.