Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, thotë se nëse qeveria nuk e përfshinë Buxhetin e Kryeqytetit, kjo nuk është thjeshtë vonesë administrative por është vendim politik, raporton GazetaBlic.
Rama thotë se Buxheti i kryeqytetit është miratuar me të gjitha specifikat teknike dhe ligjore, dhe se është dorëzuar sipas të gjithë procedurave.
Tutje ai shton se Qeveria e ka obligim ksuhtetues dhe ligjor të trajtoj buxhetin e Kryeqytetit pa diskriminim politik.
Postimi i plotë:
Nëse Qeveria nuk e përfshin Buxhetin e Kryeqytetit në Buxhetin e vitit 2026, kjo nuk është thjesht vonesë administrative, është vendim politik!
Buxheti i Kryeqytetit është miratuar në Asamblenë e Kryeqytetit, me të gjitha specifikat teknike dhe ligjore, dhe është dorëzuar sipas procedurave. Çdo justifikim për mospërfshirje bie poshtë kur dokumentacioni është i plotë dhe në përputhje me ligjin.
Prandaj shtrohet pyetja:
Pse nuk po përfshihet në Buxhetin e vitit 2026?
A është kjo hakmarrje politike?
A është tentativë për ta bllokuar zhvillimin e Kryeqytetit?
A po përdoret buxheti si mjet presioni ndaj qytetarëve të Prishtinës?
Qeveria ka obligim kushtetues dhe ligjor të trajtojë buxhetin e Kryeqytetit pa diskriminim politik. Çdo veprim ndryshe është shkelje e parimit të barazisë institucionale dhe goditje direkte ndaj qytetarëve.
Prishtina nuk është pronë e askujt. Është Kryeqyteti i Republikës dhe meriton trajtim institucional, jo kalkulime partiake.
Nëse Qeveria zgjedh ta mbajë peng buxhetin e 2026-tës, atëherë le ta thotë hapur: Qytetarë te Kryeqytetit po ju ndëshkojmë sepse nuk na votuat neve!!!!
Qytetarët e Prishtinës meritojnë përgjigje!


