Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka uruar besimtarët e krishterë për festën e Krishtlindjes.
Urimin, Rama e bëri përmes një imazhi të veprës monumentale të Pjetër Bogdanit, “Çeta e Profetëve”.
“Mirëmëngjes, dhe me këtë imazh të shkëputur nga frontespici i veprës monumentale të Pjetër Bogdanit, “Çeta e Profetëve”, ju uroj Gëzuar Krishtlindjen”, shkroi Rama.
Besimtarët e krishterë në mbarë botën festojnë sot Krishtlindjen, ditën e lindjes së Jezu Krishtit.
Kjo festë është një nga ngjarjet më të rëndësishme në kalendarin e krishterë dhe simbolizon lindjen e shpresës dhe dritës.



