Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, këtë të hënë ka nisur vizitën zyrtare në Kosovë, ku do të zhvillojë një sërë takimesh me liderë të vendit.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tashmë ka pritur në takim kryeministrin Rama.
Po ashtu, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, do të takohet me kryeministrin e Shqipërisë dhe do t’i dorëzojë çmimin “Çelësi i Qytetit”.
Kryeministri Rama do të marrë pjesë edhe në konferencën ndërkombëtare “Rugova dhe Perëndimi”, e cila shënon 25-vjetorin e çlirimit të Kosovës.
Kjo konferencë është organizuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Fondacioni “Ibrahim Rugova”.
Ndër folësit kryesorë të konferencës do të jenë edhe Massimo D’Alema, ish-kryeministër i Italisë, dhe Jeffrey Hovenier, ambasador i ShBA-së.