Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë të ditur se edhe një kontigjent me vaksina Pfizer ka arritur mbrëmjen e kësaj të hëne në aeroportin ‘Nënë Tereza’.
Rama teksa u bën thirrje qytetarëve që të vaksinohen bën të ditur se me 43 mijë e 512 dozat e reja numri i përgjithshëm i vaksinave të siguruara nga Shqipëria ka arritur në 1 milion e 899 mijë e 172 doza.
“43,512 doza të vaksinës Pfizer kanë mbërritur në Aeroportin “Nënë Tereza”, duke e çuar në 1,899,172 numrin e vaksinave të mbërritura në Shqipëri. Shfrytëzojeni muajin e hapur të vaksinimit masiv” ka shkruar Rama në rrjetin social Facebook.


